Kulusevski ka zhbllokuar ndeshjen. Mesfushori godet saktë në minutën e pestë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.
Sampdoria dhe Napoli përballen me njëra tjetrën në orën 15.00, në kuadër të Serisë A. Trajneri i napoletanve, Gatusso ka vendosur për titullarët. Tekniku ka vendosur që Hysaj dhe Rrahmani ta nisin nga stoli, duke mos u besuar atyre. Në sulm është Osimhen, me futbollistin që shpreson të jetë vendimtar.
Gjithashtu, janë bërë publike edhe rreshtimet e Juventus-Genoa. Bardhezinjtë e nisin me me më të mirët, pasi bëhet fjalë për një "betejë" të rëndësishme. Më poshtë mund të lexoni formacionet zyrtare të të dy ndeshjeve:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; Kulusevski, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo.
GENOA (3-5-2): Perin; Radovanovic, Masiello, Criscito; Biraschi, Behrami, Rovella, Badelj, Zappacosta; Scamacca, Pandev