Napoli do të ndeshet ditën e nesërme ndaj Ajax në Holandë për ndeshjen e Champions League. Kryesuesit e Serie A sëbashku me Atalantan, i gëzohen rikthimeve të titullarëve përpara kësaj sfide. Luciano Spalletti merr 2 lajme të mira para takimit ndaj Ajax, Osimeh dhe Rrahmani janë stërvitur me ekipin.
Sulmuesi nigerian Victor Osimeh duket se është rikuperuar totalisht por sipas mediave italiane mendohet të mos udhëtojë me ekipin për në Amsterdam. Në krahun tjetër qendërmbrojtësi Amir Rrahmani është stërvitur i fashur gjatë ditës së djeshme por është përfshirë në listën e ekipit.
LISTA E NAPOLIT: (Ajax-Napoli 21:00) 4 tetor
Portier: Idasiak, Meret, Sirigu
Mbrojtës: Di Lorenzo, Juan Jesus, Kim, Mario Rui, Olivera, Ostigard, Rrahmani, Zanoli
Mesfushorë: Anguissa, Elmas, Gaetano, Lobotka, Ndombele, Zerbin, Zielinski
Sulmues: Kvaratskhelia, Lozano, Politano, Raspadori, Simeone
[caption id="attachment_661054" align="alignnone" width="381"] Rrahmani në stërvitjen e fundit[/caption]