
Kombëtarja do të luajë më 31 gusht miqësoren kundër Marokut në Shkodër, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se De Biazi nuk e ka bërë ende publike listën e lojtarëve që ka në plan për grumbulluar.
Trajneri i kuqezinjve ndjek këtë strategji prej kohës, duke e publikuar listën vetëm 48 orë para startit të takimit.
Një fiksim i vjetër i De Biazit që mundohet të mbajë të fshehtë deri në momentin e fundit, risitë ose jo që mund të ketë në skuadër para çdo sfide. Ndryshe nga kolegët e tij, trajnerë të ekipeve të tjera përfaqësuese, italiani edhe këtë herë do ta zbulojë listën në limitin e përcaktuar kohor. De Biazi ishte trajneri që në "Euro 2016" i zbuloi i fundit lojtarët që do të merrte në Francë.