
Janë përzgjedhur disa futbollistë shqiptarë që kanë ndërruar ekip brenda vitit që lamë pas, por pa mundur të japin maksimumin në ekipin e ri ku ata ata kanë shkuar. Disa prej këtyre transferimeve kanë qenë disi të përshpejtuara, për shkak se mungesës së angazhimit të futbollsitëve shqiptarë në ekipin që ku ata kanë qenë më parë.
Transferimi i parë është ai i Arlind Ajetit nga Frosinone tek Torino, por që ky i fundit ende nuk ka mundur të gjejë vend. Nga ana tjetër, Adnan Januzaj vazhdon të ketë probleme në ekipin e ri. Ai nuk po mundet të gjejë veten tek Sunderland-i.
Një tjetër talent që nuk po bën më të mirën në fushë është talenti i kosovar, Besart Halimi, i cili është transferuar tek Mainzi, por pa gjetur veten. Transferimi tjetër është ai i Rey Manajt, që kaloi nga Interi tek Pesakara, ku përveç problemeve që pati me trajnerin, nuk mundit të zërë një vend në formacion.
Një tjetër lëvizje, që është cilësuar si zhgënjyese është ai i Ergys Kaçes, as ky nuk mundi do të bindë drejtuesit e Plzenit, duke u rikthyer sërish tek PAOK-u. Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani është cilësuar si një tjetër dështim. 27-vjeçari nuk mundi dot të luajë tek Rennes.
[gallery columns="1" size="full" ids="70349"]
[gallery columns="1" size="full" ids="70342,70343,70344,70345,70346"]