Gjykata e Apelit ka lënë të lirë Presidentin e Klubit të "Kastiotit" Alban Voglin i cili masakroi gazetarin sportiv Eduard Ilnica. Apeli ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga 'arrest me burg' në ‘detyrim paraqitje’ për Voglin.
[caption id="attachment_8482" align="alignleft" width="300"] Gazetari Eduard Ilnica në spital pas dhunës[/caption]
Vogli akuzohet për rrahjen barbare ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica dhe në bazë të hetimeve, shkak për këtë ngjarje kanë qënë shkrimet e gazetarit pas dhunës në ndeshjen Korabi -Kastrioti.
Por sipas gazetarit Eduard Ilnica, ai u rrah pasi zbardhi të vërtetën për atë çfarë ndodhi në stadiumin e Peshkopisë. Presidenti i “Kastriotit” u akuzua për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”.
I kontaktuar nga "newsport.al", gazetari Eduard Ilnica nuk ka dashur të komentojë këtë fakt lidhur me ndryshimin e masës për presidentin e Kastriotit.