
I ftuar në emisionin "Fair Play" në News 24, është dhe analisti Lirim Zalla. Zalla foli për Kombëtaren Shqiptare në emision, për të cilën tha se funksiononte shumë mirë në kohën e De Biasit. Sipas tij trajneri nuk duhej ndërruar pasi ende se kishte plotësuar ciklin.
"De Biasi ishte trajneri që grumbulloi 48 lojtarë, ishte ai që dëgjohej në Kombëtare. Nuk duhet të ishte ndërruar, pasi trajnerët duhet të bëjnë një cikël, pas ciklit mund të largohen. Ekipi me De Biasin ishte shumë mirë."
Poll