Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lionel Messi: Transferimi te Inter Miami vendimi i duhur, kalimi te PSG-ja i vështirë. Topi i Artë? Kam fituar Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Lionel Messi: Transferimi te Inter Miami vendimi i duhur, kalimi te PSG-ja i

Lionel Messi “braktisi” Europën për Amerikën, teksa tashmë mban veshur fanelën e Inter Miamit. Ë prej transferimit të tij në MLS, skuadra amerikane ka zhvilluar 6 ndeshje ku ka arritur të marrë edhe 6 fitore. Argjentinasi ka qenë protagonisti kryesorë duke shënuar edhe 9 gola në 6 sfida.

Ditën e sotme do të luajë sfidën më të rëndësishme për Inter Miamin, finalen e Ligës, ku kampioni i botës do të synojë të fitojë trofeun e parë me skuadrën e re, si dhe t’i dhurojë klubit trofeun e parë në histori.

Në prag të kësaj sfide, Messi ka folur edhe për largimin nga PSG-ja dhe mundësinë e rikthimit te Barcelona, teksa ndër rreshta theksoi se nuk është penduar aspak për kalimin te Inter Miami.

“Ardhja për të luajtur në Miami ishte vendimi i duhur. Largimi drejt Parisit ishte i vështirë njësoj ashtu siç shkoi. Nuk është diçka që doja, ndodhi brenda natës. Pas kaq shumë vitesh në Barcelonë më duhej të mësohesha shpejt me një vend të ri. Ishte e vështirë, por gjithçka është ndryshe nga ajo që po më ndodh tani në Miami, jam i kënaqur me vendimin dhe jo vetëm nga pikëpamja sportive.

Topi i Artë? Fitova Kupën e Botës, trofeun më të rëndësishëm të karrierës sime. Fitimi i Topit të Artë është shumë i rëndësishëm, por gjëja më e rëndësishme për mua ishin titujt në ekip. Nuk mendoj për të, nëse vjen mirë, nëse jo, nuk ka asnjë problem. Unë i kam arritur objektivat që i kisha vënë vetes gjatë karrierës sime dhe tani kam të tjera”, është shprehur Messi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga