Lionel Messi padiskutim është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Arritjet e argjentinasit kanë bërë që të jetë më i miri i të gjitha kohërave. Në merkaton e verës ishte në qendër të vëmendjes për të ardhmen e tij.
Çdo skuadër do ta “ëndërronte” që të kishte kampionin e botës pjesë të saj, madje dhe Milan e ka tentuar në merkaton e verës. Në lidhje me këtë ka folur Paolo Maldini, i cili si drejtor sportiv te kuqezinjtë tentoi transferimin e bujshëm.
“Unë mendoj se një futbollist si Messi është një spektakël për të gjithë. Ai çdo herë bën gjëra që të befasojnë. Kur lexoja që mund të ikte tek Interi, trishtohesha.
Për 10 dite tentova dhe u përpoqa ta sillja te Milani, por më pas e kuptuam dhe e pranuam se ishte e pamundur”, thekson ish-drejtori i Milan.