
Shqipëria ka humbur në miqësoren që ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-0. Pas përfundimit të takimit ka folur Andi Lila. Ai ka pranuar se loja nuk ishte ajo që pritej para se takimi të niste, por konfirmon se pavarësisht të gjithash, kuqezinjve nuk iu ka munguar grinta ndaj Norvegjisë.
"Mendoj që të gjithë lojtarët që ishin në fushë dhanë maksimumin, kemi punuar shumë me trajnerin dhe presim që të bëjmë më mirë. Jemi në fund të sezonit dhe mendoj që bateritë nuk janë ashtu siç duhet. Besoj se do bëjmë më mirë në eleminatoret e ardhshme. Mezor pesim të grumbullohemi, pasi përveçse si futbollistë, jemi dhe shokë. Edhe të rinjtë janë përshtatur shumë mirë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin për të arritur kualifikimin. Unë mendoj që të gjithë lojtarët që ishin titullarë bënë maksimumin. Mendoj se ka dhe ndeshje që nuk jep dot më të mirën. Shqipëria njihet për grindën. Asnjëherë nuk do kisha dëshirë të humbnim grindën. Nëse do shikoni seancat stërvitore, do shikoni që punojmë shumë. Nuk jam i qetë pasi nuk morëm rezultat pozitiv, por duhet thënë se kemi ekip me lojtarë të mirë. Nuk jam i qetë, por duhet thënë se çdo minutë me Kombëtaren është flori". Sa i përket kapitenit, ai është shprehur. "Ne nuk kemi as Messin as Ronaldon për t'i dhënë shiritin e kapitenit. Trajneri bëri njëe zgjedhje të mirë. Edhe Roshi kishte dhënë kontribunit e tij. "Ylli" i Kombëtares ka qenë gjithmonë grupi dhe zgjidhja e trajnerit ka konfirmuar këtë gjë", është shprehur Lila për Supersport.