
Tirana do luajë në fundjavë ndaj Bylisit dhe në të dyja kampet po bëhen llogaritë e fundit sa i përket riaftësimeve të lojtarëvet të dëmtuar dhe atyre që mund të marrin minuta në Ballsh pas shumë kohësh pauz.
Nga kampi bardheblu mësohet se Ilion Lika dhe Albi Doka tashmë janë gati. Për "gardianin" po mendohet të lihet dhe këtë javë pushim për të marrë veten totalisht. Në këto kushte, porta do t'i besohet sërish Alesio Abibit sikurse ka ndodhur javët e fundit.
Doka mund të marrë disa minuta ndaj Bylisit, ndeshje në të cilën Ze Maria pritet të aktivizojë edhe Marvin Turtullin në mbrojtje pas një mungese të gjatë.
Poll