Chelsea nuk dëshiron të ndalet në merkato pasi vijon të tentojë me intensitet të lartë për të arritur marrëveshjen me Benfican për mesfushorin Enzo Ferndandez. Argjentinasi nuk është grumbulluar me ekipin për ndeshjen e sotme që do të zhvillojë Benfica kundër Portimonense dhe madje as nuk do të jetë në pankinë pas gjithë komplikimeve që ka sjellë ditët e fundi.
Klubi portugez ka bërë të qartë çdo gjë duke i treguar Chelseas, në rast se do shërbimet e mesfushorit argjentinas në janar. Londinezët duhet të paguajnë shumën prej 120 milionë eurove ose duhet ta harrojnë.
Poll