Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Liga Unike zbret në parket, duele dhe përballje interesante në gjysmëfinale

Shkruar nga NEWSPORT
Liga Unike zbret në parket, duele dhe përballje interesante në

Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën Unike, ku priten ndeshje mjaft interesante. Pas takimeve çerekfinale në Rahovec, pjesa finale do të zhvillohet në Durrës. Takimi i parë gjysmëfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Të dy skuadrat duan trofeun e parë dhe historik të Ligës Unike. Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, derisa Peja mundi Vllazninë. Skuadrat kanë zhvilluar stërvitjet në Durrës dhe janë gati për gjysmëfinalen e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë shumë interesante ndërmjet Goga Basket dhe Golden Eagle Ylli. Goga luan në shtëpi, andaj e dëshiron trofeun e çmuar, kurse Ylli e kërkon trofeun e parë në histori të klubit. Të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohen të mërkurën.
Kjo është hera e parë që zhvillohet një ligë në sportet kolektive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke jetësuar ëndrrën e shumë shqiptarëve.
Orari
13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli
14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga