Tashmë të gjithë e dini që futbollisti Endri Çekiçi, është në një lidhje me moderatoren shqiptare, Megi Pojani. Ndonëse, as Megi dhe as Endri nuk kanë konfirmuar me fjalë ende këtë romancë të tyre, në rrugët e Tiranës dalin të pashqetësuar, madje burime pranë çiftit kanë thënë më herët se ata përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Ehe kur janë larg, ata e gjejnë një zgjidhje! Këtë gjë ka bërë së fundmi moderatorja, e cila prej ditësh ndodhet me pushime me familjarët e saj, ndërsa i dashuri i saj i zemrës ndodhet aty ku ja do puna, në fushën e blertë.
Ka qenë motra e madhe e Megit, Marsi, e cila ka publikuar një foto në “instaStory”, duke treguar se ndonëse janë larg “showgirl” shqiptar ndjek me fanatizëm të dashurin e saj.
Në foton e publikuar nga Marsi shihet Megi teksa ndjek ndeshje futbolli. Si duket, Megi ndonëse ështëm e pushime nuk ka humbur ndeshjen e partnerit të saj Endri Çekiçi.
[caption id="attachment_703049" align="alignnone" width="502"] Postimi i Marsi Pojanit[/caption]