Sergio Busquets pret që një propozim zyrtar për rinovim me shkrim nga Barcelona të arrijë në ditët e ardhshme, raporton Adria Albets në Spanjë.
Propozimi do të përmbajë tre herë më pak pagë nga ajo që ai fiton për momentin. Do të jetë një vendim i vështirë për mesfushorin, i cili ka oferta më të mira financiare veçanërisht nga MLS. Barça dhe Xavi duan që ai të vazhdojë edhe për një sezon, por jo me pagën e tij aktuale.
“Regjizori” 34-vjeçar duhet të vendosë deri në fund të sezonit teksa në mendjen e tij janë dy alternativa: Rinovim me pagë të ulët dhe të lërë karrierën sezonin tjetër ose transferim jashtë ku do të ketë shansin e fundit për një rrogë të madhe përpara se të mbyllë karrierën.
Poll