
Berat Gjimshiti foli për Sky pas barazimit të Atalantas përballë Sporting Lisbon në transfertë, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Europa League. Lideri shqiptar i zikaltërve ishte ndër më të mirët në fushë duke bllokuar disa herë sulmet e portugezëve. Qendërmbrojtësi vlerëson lojën e ekipit të tij dhe kalon fokusin te ndeshja e rradhës me Juventusin, në Serie A.
"Gjëja më e rëndësishme ishte të vinim këtu dhe të bënim lojën tonë si gjithmonë. E gjithë skuadra tregoi një reagim pas disa oshilacioneve të fundit, nuk ishte e lehtë, por kishim shumë më tepër mundësi se Sporting. Na mungoi fati, por 1-1 është mirë dhe do të luajmë kualifikimin në sfidën e kthimit.
Keni hequr pak presion nga supet tuaja?
E pashë ekipin mirë, nuk kishte presion. Ne vinim nga ndeshje të vështira në të cilat dhamë gjithçka, ndoshta duke bërë gabime. Prandaj ishte edhe më e rëndësishme të ngrinim kokën në Europë dhe të tregonim se skuadra është gati.
Si e ruani aftësinë tuaj psikologjike dhe fizike me kaq shumë lojëra në një kohë të shkurtër?
Kur futesh në lojë adrenalina nuk të bën të ndihesh i lodhur, është shumë e rëndësishme të ndihesh mirë dhe të jesh i freskët në kokë.
Tani vjen Juventusi.
Tani luajmë çdo 3-4 ditë, jemi mësuar të luajmë 4 ndeshje në 11 ditë. Vjen tjetra dhe kështu me radhë, ne tashmë po mendojmë për Juventusin.