
Në FSHF, në sektorin e licencimit të klubeve sapo ka përfunduar procesi i dorëzimit të dokumenteve të kriterit financiar nga ana e klubeve (Aplikantë për licencë), si pika më e rëndësishme (në të cilën klubet kanë më shumë probleme).
Siç njoftohet në faqen zyrtare të FSHF-së në internet, është ekspertja kontabël e këtij kriteri, e cila pasi ka marrë në dorëzim të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licencimit, ka filluar kontrollin e të gjithë materialeve të paraqitura nga ana e klubeve dhe në përfundim te procesit të evidentimit të të gjitha të dhënave dhe kontrollit të tyre do të paraqesë për secilin klub komentet përkatëse (mangësitë), apo (korrektesën) e tyre, bashkëngjitur edhe me komentet përkatëse për secilin aplikant për licencë.
Në vijim, pasi të gjitha dosjet me dokumentet përkatëse të jenë rikthyer në sektorin e licencimit të klube atëherë materialet do ti kalojnë përsëri ekspertit financiar pranë komisionit të licencimit të klubeve, i cili do të bëjë edhe një herë një rikontroll të te gjithë dokumentacionit të paraqitur nga ana e klubeve (si një filtër të dytë) dhe në përfundim të kontrollit do të japë verdiktin përfundimtar, duke përcaktuar përfundimisht se cilët nga klubet (aplikantë për licencë) e plotësojnë këtë kriter, dhe cilët jo.
Me përfundimin e verifikimit të dokumenteve të kriterit financiar të gjitha konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e kritereve (atij Sportiv, të Infrastrukturës, Administratës dhe Personelit, Financiar dhe kriterit Ligjor) do t'i paraqiten Komisionit të Licencimit të klubeve i cili do të japë përfundimisht verdiktin për marrjen ose jo të licencës për secilin klub (Aplikant për licencë) për edicionin 2017-2018!