Polonia do të përballet me Holandën dhe Uellsin në ndeshjet e vlefshmë për Nations League. Ylli i ekipit Robert Lewandowski është bashkuar me ekipin dhe gjatë një konference ai ka folur rreth takimeve që do zhvilloj, por nuk kanë munguar as pytjet për transferimin e tij te Barcelona.
Polonia ndodhet e treta në grupin 4 pas Belgjikës dhe Holandës, por që dy fitore të njëpasnjëshme do të katapultonin në vendin e parë ekipin e Lewandowskit. Më poshtë mund të lexoni pjesë nga deklarata e sulmuesit 34 vjeçar.
“Ndihem shumë mirë në një vend të ri. E di që rruga nuk ishte e lehtë, por jam në vendin ku doja të isha dhe kjo është më e rëndësishmja. Një transferim me të cilin lojtari është i kënaqur, i jep skuadrës më shumë shpresë. Dihet që një lojtar mund të bëjë më shumë kur është i lumtur. Kam mësuar disa fjalë në spanjisht. Mësova të porosisja në restorant. Të jesh në një klub si ky të jep shumë vlerë dhe duhet të përfitosh nga kjo.”