Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lewandowski nuk njeh moshë, polaku: Kalimi te Barça i duhuri, doja një eksperiencë të re

Shkruar nga NEWSPORT
Lewandowski nuk njeh moshë, polaku: Kalimi te Barça i duhuri, doja
Robert Lewandowski është padisktim idhulli i ri i tifozëve të Barcelonës. Sulmuesi polak që në vitin e tij të parë në “Camp Nou” ka arritur të bëjë mjaft mirë dhe të fitojë titullin me katalanasit. Në një intervistë për “L’Equipe”, ish-lojtari i Bayern Munich ka theksuar se largimi nga bavarezët dhe transferimi në Spanjë ishe veprimi i duhur, ndërsa dëshironte shumë një stilt ë ri jetese. Polaku pavarësisht se është 35-vjeç përsëri duket se mosha për të është thjeshtë një numër, pasi fiziku i tij i përgjigjet më së miri aktiviteteve, teksa nuk e fsheh dëshirën për të fituar Champions League me fanelën blaugrana.  “Unë e them gjithnjë se mosha është thjesht një numër, kur zgjohem në mëngjes nuk mendoj se po plakem. Pastaj shoh testet në vizitat mjekësore dhe gjithçka shkon mirë, parametrat janë në rregull. Ndonjëherë, ndihem edhe më mirë se kur isha i ri. Sporti i këtyre viteve të fundit ka pësuar shumë ndryshime nga e kaluara dhe unë kujdesem shumë për fizikun tim, e përmirësoj çdo ditë atë. E di shumë mirë se çfarë duhet të bëj për të qëndruar në formë, kur përballem me të rinjtë e skuadrës marr edhe më shumë energji. Vendimi për t’u larguar nga Bayern? Doja të ndryshoja stilin e jetës, doja një shtet tjetër, një gjuhë të re dhe persona të rinj. Kam ëndërruar gjithnjë që të luaja në Spanjë dhe ishte momenti i duhur për të lëvizur. Te Bayern i fitova të gjitha, arrita rekorde dhe tituj. Isha i lumtur aty, por e ndjeja se ishte momenti i duhur për të lëvizur”, ka përfunduar Lewandowski.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga