Një sezon më i komplikuar se sa pritej për Bayern Munich, i cili shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann dhe vendin e tij e zuri Thomas Tuchel. Kjo gjë ka sjell jo pak trazira në klubin gjerman që aktualisht janë ende në luftë për të fituar Bundesligën.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, bavarezët tashmë po planifikojnë objektivat për merkaton e verës. Nuk do të ketë shumë revolucione pavarësisht se disa lojtarë do të dalin në shitje. Gjermanët janë ende të fokusuar te e ardhmja e Thomas Muller.
Përpos kësaj ata janë hedhur në kërkim të një një numër të ri 9 që mund të marrë trashëgiminë e Robert Lewandowski. Largimi i polakut në merkaton e verës të Barcelona la shumë boshllëk në atë pozicion. Përveç numrit 9-të Tuchel do të kërkojë një mesfushor mbrojtës që mund të mbushë boshllëqet që janë shfaqur në këtë sezon.