
Franca dhe Polonia do të sfidojnë njëra-tjetrën duke nisur që nga ora 16:00. Një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet të cilat kërkojnë të jenë protagonist në Kupën e Botës.
Polonia e udhëhequr nga Robert Lewandowski do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë ndaj kampionëvë në fuqi, ndërkohë nga krahu tjetër francezve nuk iu lejohen hapat fals, teksa Mbappe dhe Giroud do të kenë në dorë fatin e “Gjelave” në këtë fazë të kampionatit botëror.
Për këtë duel, Didier Deschamps dhe Czeslaw Michniewicz kanë skicuar edhe formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Francë: Lloris, Dembele, Giroud, Griezmann, Hernandez, Kounde, Mbappe, Rabiot, Tchouameni, Upamecano, Varane.
Poloni: Szczesny, Bereszynski, Cash, Frankowski,Glik, Kaminski, Kiwior, Krychowiak, Lewandowski, Szymanski, Zielinski.