
Situata e ndalimit të futbollit në Europë dhe Covid-19 nuk e kanë ndalur Barcelonën. Blaugranat kanë synime të qarta sa i përket merkatos dhe dëshira më e madhe është rikthimi në "Camp Nou" i Neymar. Braziliani u shit përpara tre sezonesh në Paris, me PSG që derdhi 222 milion euro te spanjollët.
Teksa kontrata e brazilianit skadon në 2022, PSG po mendon rinovimin. Neymar ka plane të tjera dhe Sport në Spanjë mëson se ai i ka thënë "Po" një rikthimi te Barcelona. Vera pritet e nxehtë në këtë drejtim, me Neymar që i ka bërë të qartë klubit aktual se nuk do rinovojë, por kërkon rikthimin në Spanjë, me PSG që tanimë duhet t'i vendosë çmimin e kartonit 28 vjeçarit.
Poll