
Me fitoren e arritur 2 me 1 ndaj Mainz, Bayer Leverkusen ka vendosur rekord të ri në Gjermani. Xabi Alonso me të tijët kanë 33 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet, duke thyer kështu rekordin që ishte vendosur nga Bayern Munich nën drejtimin e Hansi Flick me 32 ndeshje.
Tashmë “Aspirinat” e shohin veten me 11 pikë më shumë se bavarezët në krye të Bundesligës. Granit Xhaka ishte protagonist këtë mbrëmje. Lojtari shqiptar shënoi një supergol në minutën e 3’ për Leverkusen, që hapi dhe ndeshjen ndaj Mainz.
Dhe pse Mainz shënoi në minutën e 8’, nuk ia doli të mbajë barazimin deri në fund. Kjo pasi vendasit e Leverkusen shënuan dhe njëherë në pjesën e dytë për të vulosur fatet e takimit.
Diferenca 11 pikë është më e madhja për të besuarit e Xabi Alonsos këtë sezon. Kujtojmë se aktualisht kanë një ndeshje më shumë të luajtur se rivalët e Bayern Munich në Bundesligë.