Barcelona vijon të furnizojë me talentë të rinj skuadrat europiane.
Iker Bravo, 16-vjeçari i dalë nga akademia “La Mesia” është bërë futbollisti më i ri i Bayer Leverkusen.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman në një deklaratë zyrtare.
Sulmuesi do të bashkohet me ekipin e të rinjve të Leverkusen, ku do të tentojë më pas të bëj hapin e madh drejt ekipit të parë.
