
Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali dhe lamtumira e tij në “Emirate” është çështje kohësh. Mesfushori me origjinë shqiptare do të ndajë rrugët me “topçinjtë” pas 8 vitesh.
Në fillim largimi i Xhakës dukej i thjeshtë, por tashmë gjithçka është vështirësuar. Bayer Leverkusen e pret lojtarin në Gjermani, pasi prej disa kohësh është arritur marrëveshja mes palëve.
Nga ana tjetër Declan Rice dhe paratë janë dy nga arsyet që po “bllokojnë” këtë transferim. Arsenali pret që të kompletojë transferimin e Rice për të lënë të lirë Xhakën, pasi anglezi shikohet si mesfushori idel për të zëvendësuar kapitenin e Zvicrës. Por Manchester City duket gjithmonë e më afër lojtarit të Ëest Ham.
Duke parë se si po zhvillohet e gjithë situata, Arsernali nuk dëshiron të lejojë largimin e Xhakës. Tashmë “Topçinjtë” duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij dhe në rast dështimi të pistës Rice dëshirojnë të paktën të mbushin arkat për të gjetur më pas një tjetër zëvendësues. Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.