
Akuzat për trukim të ndeshjes mes Luftëtarit dhe Ventspils të mbyllur në barazim 3-3 tashmë nuk po vijnë vetëm nga opinioni sportiv vendas. Së fundmi ka qenë dhe vetë presidenti i federatës letoneze të futbollit që ka reaguar në lidhje me këtë takim.
Laspars Gorksh ka hedhur hije dyshimi mbi veprimet e mbrojtësve të Luftëtarit, sidomos në golin e tretë të shënuar nga ekipi letonez. Vetë një ish-mbrojtës ai ka thënë se menyra e lojës së gjirokastritëve në fund të takimit ishte minimalisht jo-profesionale. "Kjo ndeshje dhe sidomos veprimet e lojtarëve shqiptarë janë shumë të dyshimta", kanë qenë fjalët e Gorksh për mediat e vendit të tij.
Në vijim ai ka shtuar se nëse UEFA vendos të hap një hetim për këtë ndeshje ai do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë.