Leo Messi ka folur pas ndeshjes me Holandën, ku Argjentina u kualifikua duke u treguar më e saktë nga penalltitë me rezultatin 4-3.
Ylli argjentinas ka kritikuar publikisht FIFA-n për përzgjedhjen e gjyqtarit. Për mediat, si rrallëherë ai ka bërë apel që të tregohen më të kujdesshëm sepse në të tillë mënyrë dëmtohet futbolli.
Autor i një asisti dhe një goli në sfidën e sotme, Messi deklaroi: "Njerëzit e panë çfarë ndodhi. Besoj se FIFA duhet të kujdeset për këtë.
Nuk mund të caktosh një gjyqtar të tillë për një ndeshje me këtë magnitudë, kaq të rëndësishme", u shpreh Messi për gjyqtarin Mateu Lahoz.
Poll