
Kylian Mbappe është sërish kryefjalë në merkato. Sulmuesi francez nuk do të rinovojë kontratën e tij me PSG e cila skadon vitin tjetër. Parizienët duan ta shesin që tani pasi dëshirojnë të përfitojnë një shumë të majme në mënyrë që të mos e humbasin dikë si ai me parametra zero.
Real Madrid është sigurisht në pritje dhe mbetet të shihet nëse do të lëvizin që këtë verë apo do të presin vitin tjetër për ta marrë falas. Leo Messi së fundmi ka trazuar akoma më shumë ujërat teksa e ka këshilluar direkt Mbappen që të shkojë të Real Madrid, raporton The Mirror.
“Do doja që të shkoje te Barcelona por nëse ti do Real Madrid, bëje, meriton një projekt të vërtetë fitues”, tha Messi.
Poll