Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lenjani i "shkel syrin" Superiores, mbrojtësi i Kombëtares në kërkim të një skuadre

Shkruar nga NEWSPORT
Lenjani i "shkel syrin" Superiores, mbrojtësi i Kombëtares

Ermir Lenjani është pa skuadër prej muajit korrik. Mbrojtësi i majtë mbylli aventurën me Umraniyespor në Turqi gjatë verës dhe pavarësisht bisedimeve, nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me asnjë klub.

Pas disa muajve, tashmë që merkato e dimrit është hapur, Lenjani mund të shihet sërish si opsion. Në moshën 34-vjeçare, Lenjani mund të ketë pak mundësi zgjedhje. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Superioren, ku nuk ka provuar të luajë asnjëherë.

Skuadrat mund të tregohen të gatshme për të firmosur një lojtarë me eksperiencë dhe që ka provuar Kombëtaren e Shqipërisë. Tirana është një prej klubeve të përfolur në sesionet e kaluara të merkatos. Gjendja fizike e Lenjanit nuk dihet, teksa e ardhmja e tij ka mbetur gjithashtu në pikëpyetje. Nëse Lenjani nuk gjen sërish skuadër, atëherë mund të shkojë drejt varjes së këpucëve në gozhdë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga