
Moise Nkounkou do të mungojë kundër Vllaznisë. Lojtari afrikan ka pasur probleme me dhëmbët dhe trajneri Josa nuk e ka grumbulluar për ndeshjen kundër shkodranëve. Nën efektin e antibiotikëve ai nuk është stërvitur me grupin dhe në këtë mënyrë tekniku kryeqytetas ka vendosur që këtë takim Moise ta shohë nga tribuna. Cilësitë e tij në të majtë të sulmit janë të padiskutueshme dhe në sfidën e sotme kundër ekipit të Cungut ai do të jetë një mungesë e rëndësishme.
Kujtojmë që Moise u afrua te bardheblutë në merkaton e verë dhe së bashku me Merveil kanë bërë mjaft mirë në dy fazat e para të këtij sezoni. Më pas forma e tyre erdhi në rënie, si shkak i dëmtimeve.
Poll