Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Juventus me “artileri të rëndë” kundër Galatasaray, Reali me mungesë “BIG” përballë Benficës (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus me “artileri të rëndë” kundër
Juventus - Champions League - Galatasaray

Vetëm pas disa minutash, do të nisin 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e 1/16-ave. Juvetusi do kërkojë përmbysjen e madhe kundër Galatasaray në “Allianz Stadium”, pas humbjes 2 – 5 në Stamboll.

“Zonjës së Vjetër” i duhen 4 gola diferencë për të avancuar në fazën tjetër. Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të hedh në fushë nga minuta e parë tridhëmbëshin Ylidiz – David – Conceicao.

Gjigandët e Stambollit kundërpërgjigjen me bomberin Victor Osimhen në majë të sulmit. Ndeshje tjetër emocionuese pritet të jetë edhe Real Madrid – Benfica.

“Galaktikët” fituan ndeshjen e parë në Lisbonë me golin e Vinicius, por gjithçka mbetet e hapur. Tashmë është zyrtare, trajneri Arbeloa do të bëjë në këtë ndeshje pa yllin e ekipit, Kylian Mbappe, shkak dëmtimi. Në të njëjtën orë është edhe PSG – Monaco, teka sfida e parë u fitua prej Parisit 3 – 2.  

Juventus me “artileri të rëndë” kundër
 
Juventus me “artileri të rëndë” kundër
 
Juventus me “artileri të rëndë” kundër
 

 

Poll

Lexo gjithashtu