Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Leipzig GJIGAND, përmbys Bayern dhe i hap rrugën Dortmundit drejt titllit

Shkruar nga NEWSPORT
Leipzig GJIGAND, përmbys Bayern dhe i hap rrugën Dortmundit drejt

Bayern Munich është mposhtur nga skuadra e Leipzig që tashmë i hapin rrugën Dortmundit për titullin. Ishin bavarezët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Gnabry. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 1-0.

Tjetër fytyrë mori pjesa e dytë e cila foli e gjitha për miqtë. Ishte Laimer ai i cili solli baraspeshën në Alianz Arena. Në minutën e 76-të Nkunku i jep një tjetër goditje Bayernit duke çuar rezultatin në 1-2. Kur skuadra e Tuchel pritej të reagonte ishte Mazraoui ai icili zhyt vendasit duke prekur topin me dorë në zonë. Szoboszlai nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë një shuplakë Bayern.

Dortmundi ka mundësinë të përfitojë nga ndalesa e Bayern. Verdhezinjtë do të përballen nesër ndaj Augsburg në transfertë për të marrë kryesimin pasi aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Bayern

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga