Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda madrilene ‘kërcënon’ Mbappen: Po vepron për para, Real Madrid duhet te zgjedhë Haaland

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda madrilene ‘kërcënon’ Mbappen: Po vepron për

Kylian Mbappe është paralajmëruar se Real Madridi do të fokusohet te Erling Haaland nëse sulmuesi francez rinovon me Paris Saint-Germain.

Mbappe është rikthyer në ekipin e parë pas bisedimeve konstruktive me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Megjithatë, sipas raportimeve, nuk është folur për një zgjatje, por lojtari është i gatshëm të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë për t'u larguar falas verën e ardhshme. Edhe pse PSG ende dëshiron që Mbappe të nënshkruajë një zgjatje për të mos u larguar falas, rinovimi duket i vështirë.

Megjithatë, nëse Mbappe bën një kthesë dhe nënshkruan një zgjatje me parisienët, legjenda e Real Madridit, Guti ka paralajmëruar se Los Blanocs do të heqë dorë nga ndjekja dhe në vend të kësaj do të fokusohet te Erling Haaland.

“Dua që Mbappé të luajë për Real Madridin. Reali nuk mund të përballojë luksin për t’i mbyllur derën një lojtari të tillë. Por nëse Mbappé zgjat kontratën me PSG, kjo do të tregojë se ai po vepron për paratë. Nëse kjo ndodh, Real Madridi do të duhet të zgjedhë Erling Haaland," tha Guti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga