Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda italiane me elozhe për Ancelottin pas kualifkimit në Champions: Carlo është një fenomen

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda italiane me elozhe për Ancelottin pas kualifkimit në

Ish-trajneri i Milanit Arrigo Sacchi ka folur pas kualifkimit të Real Madrid kundër Liverpool për në çerekfinalet e Champions. Madrilenët mundën në dy ndeshje The Reds me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Sacchi për “La Gazzetta dello Sport” lavdëroi shumë teknikun e “Los Blancos” Carlo Ancelotti. “Carlo është fenomen”, shprehet Sacchi.

“Unë e konsideroj atë një profesor. Ai di gjithçka për futbollin sepse ka pasur shumë eksperienca, ka punuar me kaq shumë trajnerë dhe me kaq lojtarëL nuk ka sekrete për të. Ai di të trajtojë situatat në mënyrë të përsosur në fushë dhe në dhomat e zhveshjes nuk mund të gjej më epitete për të.

Unë e përshkruaj kështu: një trajner i mirë, shumë i mirë, por para së gjithash një person shumë i mirë që e do punën e tij. Real Madrid, sit ë gjithë skuadrat, ka një identitet të saktë, një stil, një lojë. Ky është rezultati maksimal që mund të arrijë një trajner. Dhe Carlo ka pasur sukses në të gjitha vendet e Europës, kjo nuk është e thjeshtë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga