Historia e taksistit shqiptar që kishte gjetur portofolin e portierit Manuel Neuer për t’ja kthyer më pas, u bë virale. Kjo pasi taksisti Hazir Stublla pretendonte që dhurata e fanellës të marrë më pas, nuk ishte e mjaftueshme. Mediet gjermane dhe jo vetëm i bënë bujë.
Lothar Matthaus, tregon prestigjozja Bild në Gjermani, ka paguar 1000 euro për të blerë fanellën e dhuruar. Legjenda gjermane e futbollit ka shpjeguar dhe pse e ka bërë diçka të tillë.
“E di nga eksperienca ime si është të të humbë kuleta”, u shpreh ai. Në anën tjetër taksisti u prononcua mjaft i lumtur: Lothar është më i miri. E kam pëlqyer gjithmonë si lojtar. Por tani është hero im.