
Trofeu i Champions Leagues padyshim është një ndër të cilët mungon prej kohësh në shtëpinë e kampionëve të Italisë. Edhe pse këta të fundit kanë shkuar disa herë në finale në brenda pak vitesh, ende nuk kanë mundur ta bëjnë për vete "veshgjatën".
Lidhur me këtë gjë ka folur për "La Gazzetta dello Sport" legjenda e Juventusit, Alex Del Piero. Ky i fundit ka komentuar skuadrën aktuale, duke listuar dhe skuadrat që janë favorire këtë sezon për të fituar këtë titull.
Në vendin e parë është Real Madridi, me të drejtë, kjo pasi ka fituar tre të tilla rresh edhe pse këta të fundit e kanë humbur Ronalon. Në listën e dytë është; Juventus, M. City dhe PSG-ja. Në listën e tretë është Barcelona, Bayern dhe Liverpool ", është shprehur Del Piero për gazetën italiane.