Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda e Real Madrid refuzon stolin e Leeds United

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Real Madrid refuzon stolin e Leeds United

Raul Gonzales ka refuzuar ofertën për t’u bërë trajneri i Leeds United. Klubi anglez ka shkarkuar pak ditë më parë Jesse Marsch për rezultatë të dobëta. Zëvëndësuesi ideal për të do të ishte legjenda e Real Madrid. Por spanjolli që për momentin po drejton të rinjtë e Real, nuk dëshiron të largohet nga klubi i tij.

“Castilla” që ai drejton renditet në vendin e dytë me 42 pikë në 22 ndeshje dhe po lufton për të hyrë vitin tjetër në Primera Federacion. Edhe klubi madrilen ka bërë me dije që nuk e mirëpret një largim të Raul. 45 vjeçari shikohet si një pasardhës i Ançelotit në stolin e “Los Blancos”, me këtë të fundit që po i lëkundet pozita pas humbjes me Mallorca.

Nga ana tjetër Leeds po vazhdon “gjuetinë” për një trajner të ri ku emrat më të përfolur janë Marcelo Bielsa dhe Andoni Iraola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga