
Ish lojtari i Milanit, Ruud Gullit ka folur për Carlo Ancelottin dhe suksesin e tij. Të dy kanë qenë shok skuadre tek Milan në fundin e viteve 80’ dhe fillimin e viteve 90’. Ata arritën shumë suksese bashkë duke fituar disa herë kampionatin dhe Champions League.
Ancelotti vazhdon akoma të jetë i suksesshëm kësaj here si trajner. Dhe Gullit ka zbuluar se ku qëndron sekreti i Carlos. Gullit ka kaluar shumë kohë bashkë me Ancelotti-n dhe ai u shpreh se e dinte që një dite ai do bëhej trajner.
“Ishte shumë e qartë që një ditë Carlo do të bëhej trajner”, shprehet Gullit. “Ne kemi qenë shok në dhomat e zhveshjes dhe ai ishte shumë serioz kur vinte puna te futbolli. Gjëja më e rëndësishme që Carlo ka është se ai është një person i këndshëm dhe i mirë. Ai ka shumë dije dhe e di se si është kjo punë, por gjëja më e rëndësishme është që ai e di se si të sillet me njerëzit. Për suksesin e tij gjëja më e rëndësishme është që ai i shkrin njerëzit. AI i di taktikat dhe e di si t’i trajtojë lojtarët t’i bëjë ata të ndihen më mirë dhe t’ju marri më të mirën atyre. Ky është sekreti. Ai është si xhaxhai yt i preferuar”., ka folur Gullit.