Legjenda e Hollandës dhe Manchester United shtrohet në spital
Shkruar nga NEWSPORT
Portieri legjendar i Kombëtares hollandeze dhe Manchester United Edwin van der Sar ditën e sotme është dërguar me shpejtësi në spital.
Sipas postimit të bërë nga klubi i Ajax në rrjetët sociale, “ikona e portës” ka pasur gjakderdhje në pjesën e trurit.
“Të premten, Edwin van der Sar ka pasur një gjakderdhje rreth trurit të tij. Aktualisht ndodhet në spital në repartin e terapisë intensive dhe është në gjendje stabile. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë në Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po mendojmë për ju ♥️”, shkruhej në sqarimin e klubit të Ajax