
Ylli i kombëtares së femrave të SHBA-së, Megan Rapinoe, dy herë fituese e Kupës së Botës për femra, ka njoftuar se do të tërhiqet në fund të sezonit të Ligës Kombëtare të Futbollit të Femrave (NWSL) 2023.
Rapinoe, një fituese e medaljes së artë olimpike nga Londra 2012, do të luajë në Kupën e saj të katërt dhe të fundit të Botës këtë verë në Australi dhe Zelandën e re.
“Kam qenë në gjendje të kem një karrierë kaq të jashtëzakonshme dhe kjo lojë më ka dërguar në të gjithë botën dhe më ka lejuar të takoj kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha Rapinoe në një konferencë shtypi përpara ndeshjes miqësore të SHBA-së dhe Uellsit.
Poll