
Vit pas viti, Tottenham vijon të dështojë në fitimin e trofeve. Shumë tifozë dhe analistë ngrejnë pyetjen se pse e konsiderojnë këtë skuadër në Top 6 angleze. Kur vjen puna për ndeshjet e mëdha, Tottenham bëhet e vogël.
Këtë sezon kanë dështuar të futen në zonën Champions dhe madje rrezikojnë shumë edhe Conference League teksa janë 1 pikë larg Aston Villës së vendit të 7-të kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur. Legjenda angleze dhe ish-lojtari i tyre, Jamie Redknapp, është tallur gjatë një emisioni në Sky Sports duke i quajtur Spurs-at si eksperiment social.
“Është si një eksperiment social për të parë se deri në ç’pikë do t’i shtyjnë fansat përpara se ata të luajnë mendsh”, u shpreh Redknapp.