Kohët e fundit është përfolur shumë nëpër mediat polake se Legia e Varshavës e “pengoi” Ernest Muçin që të transferohej në Premier League. Fulham ishte ekipi që kishte interes për shërbimet e Muçit, por thuhet se Legia ka kërkuar plot 20 milionë euro për të lënë “yllin” e Kombëtares shqiptare të lirë.
Teksa për këtë çështje, ish-lojtari i Polonisë, Wojciech Kowalczyk është tallur në njëfarë mënyre, madje i ftuar në një emision nuk mbajti dot as të qeshurën duke mos e besuar se Legia kërkoi 20 milionë euro për Muçin.
“Një ekip anglez që shikon këtë mendon me vete: Nga tregu polak 20 milionë euro? Mos vallë po na sheshin vetë Muçin apo duan të na shesin gjithë ekipin?”, është shprehur Kowalczyk.