
Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në basketbollin amerikan. Liga më e fortë e këtij sporti ka dhuruar spektakël, me yjet që kanë shkëlqyer Sërish. LeBron James ka marrë "përdore" Los Angelos Lakers në fitoren 112-104 me Minnesotta Timerwolvesin. Në mungesë të Anthony Davis të dëmtuar, ka qenë James që ka udhëhequr kampionët e Laker drejt fitores.
James realizoi 30 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime, teksa u dallua edhe Schroder me 24 pikë të tjera. Për Minesottan u veçua Anthony Edwards me 28 pikë, 7 kërcime dhe 5 assistime. Lakers ka 22 fitore dhe 7 humbje, teksa gjendet në pozitëne dytë në konferencën e perëndimit. Në Lindje Boston shpëtoi nderin duke mposhur Denver.
REZULTATET
Boston - Denver 112: 99
Memphis - New Orleans 113: 144
Milwaukee - Toronto 113: 124
Minnesota - LA Lakers 104: 112
Oklahoma - Portland 104: 115
Phoenix - Brooklyn 124: 128