
Fabio Capello ka krahasuar yllin e Milan, Rafael Leao me Nicolo Zaniolo. Në prag të sfidës me Tottenham “Don Fabio” ka kaluar në “skaner” kuqezinjtë. Për Capello, Milan ka shanse të mira kundër londinezëve, për shkak të problemeve të tyra të shumta.
“Leao mbetet një fenomen, ai nuk është i njëjti me vitin e kaluar, por nuk mund të nxirret jashtë”, ka folur Capello për “Radio Anch’io lo Sport”.
“Klubi duhet të flasë me të, nuk duhet ta lërë jashtë. Në të kundërt, do ta bëjë atë të ndihet më i trishtuar, kurse ai duhet të ndihet më i rëndësishëm dhe t’i ndihmoj shokët e ekipit.”
Për Tottenham, tekniku italian shprehet se ata kanë probleme. “Tottenham vuajti ndeshjen e fundit me Leicester City. Ata janë të dobët në mesfushë dhe mbrojtje. Kanë lojtar të shkëlqyer si Harry Kane, i cili mund t’i shkaktojë probleme Milan, por kanë probleme në mbrojtje dhe Milan duhet t’i sulmojë”, ka përfunduar Capello.