Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lazio toka e shqiptarëve, Igli TARE shënjestron përforcime "Shqiponjash" për Inzaghi-n

Shkruar nga NEWSPORT

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare po mendon për të përforcuar ekipin me dy lojtarët e Kosovës. Fjala është për mbrojtësin Mërgim Vojvoda dhe sulmuesin Vedat Muriqi. Vlonjati kërkon t'i bëjë një surprizë të bukur të gjithë tifozëve të Shqiponjave, ndërsa ka vendosur në "shënjestër" dy nga protagonistët e përfaqësueses kosovare.

Vedat Muriqi

Ndërsa Muriqi kërkohet tanimë nga klube me emër jashtë Turqisë dhe të bindësh Fenerbahcen nuk është e lehtë, edhe Vojvoda që luan me Standard Liege ka qenë protagonist te ekipi i tij. Belgët kërkojnë afro 7 milion euro për anësorin e djathtë, shumë kjo qëdo përfitohej nëpërmjet shitjes së Marusic te PSG.

Mërgim Vojvoda

Gazzetta dello Sport është e bindur se për të bërë këto dy goditje, Lazio do i nevojiten jo më pak se 30 milion euro. Nëse dyshja mbërrin në Serie A, atëherë kampionati italian i elitës, do të ishte padyshim një "koloni shqiptarësh".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga