Inter do të luajë nesër kundër Barcelonës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Zikaltërit do të tentojnë të marrin një tjetër fitore sikurse bënë në takimin e parë.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, krahas trajnerit, ka dalë edhe Lautaro Martinez. Ndër të tjera, sulmuesi argjentinas u pyet dhe për dy shokët e përfaqësueses, Dybala dhe Di Maria që kanë shqetësuar jo pak stafin e kombëtares së Argjentinës.
"Ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Le të shohim. Të shpresojmë që Di Maria nuk ka asgjë. Nuk kam parë se çfarë ka ndodhur", ka thënë ai.
Poll