
Gerard Pique dhe Shakira kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në këtë verë që lamë pas. Ndarja e tyre shkaktoi reagime të shumta në mbarë botën. Së fundmi, për këtë çështje delikate ka folur këngëtarja e njohur.
45-vjeçarja kolumbiane ishte e sinqertë në deklaratën e saj duke treguar se sa e vështirë ishte periudha pas ndarjes me lojtarin e Barcelonës. Për mediet e huaja, ajo u shpreh:
"Oh, kjo është vërtet e vështirë të flitet personalisht, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që e trajtoj këtë situatë në një intervistë. Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj të gjitha. Epo, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë.
Pra, është e vështirë. Dhe unë jam përpjekur ta fsheh situatën para fëmijëve të mi. Mundohem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin në disa lajme të pakëndshme në internet, dhe kjo thjesht i prek ata, e dini.
Për Piquen, e lashë karrierën time dhe shkova në Spanjë. Vetëm sepse ai donte të luante futboll dhe të fitonte kampionate. Unë sakrifikova për dashurinë, ai jo”, është shprehur këngëtarja kolumbiane.