Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët mes tyre në fund të këtij sezonit. Palët do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre dhe te bavarezët kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi.
Ish-mesfushori i Bayernit legjenda e njohur gjermane, Lothar Matthaus u bën thirrje kampionëve që të largojnë sa më shpejt Tuchel-in. Ndërkohë thekson se ka gati emrin e timonierit që do t’u japë atyre Champions League. Është pikërisht Hermann Gerland, 69-vjeçarin që në të kaluarën ka punuar te Bayerni si ndihmës trajner, menaxher i Akademisë dhe trajner i skuadrës së dytë.
“Unë mund ta imagjinoj Gerland trajner të Bayernit. Një emër shumë popullor dhe i madh te bavarezët. Ai mund të bashkojë skuadrën dhe mund të rikthejë lojën e bukur te Bayerni. Nëse Bayerni lë mënjanë përçarjet dhe rikthehet të luajë si skuadër, dhe mundësitë i ka, atëherë ata mund të jenë ndër favoritët për fitimin e Champions League.
Gerland është në gjendje të motivojë skuadrën, t’u japë besim lojtarëve dhe t’u tregojë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Bayerni ka nevojë për dikë që sjell qetësi. Dhe Gerland do të ishte personi i duhur për këta tre muaj. Ai e njeh shumë mirë ekipin, edhe lojtarët i njeh të gjithë personalisht”, ka përfunduar Matthaus.
[caption id="attachment_726654" align="alignnone" width="1060"] Hermann Gerland[/caption]