Marco Verratti do të largohet nga PSG-ja pas 11 vitesh, ndonëse mungon ende zyrtarizimi. Mesfushori ka arritur marrëveshjen me skuadrën e re, teksa do t’u bashkohet yjeve në Arabinë Saudite.
Sipas “L’Equipe” bëhet me dije se italiani ka arritur marrëveshjen personale me Al Ahli , por mbetet që skuadra arabe të bëjë një ofertë që të bindë kampionët e Ligeu 1 për të lënë të lirë lojtarin. Kujtojmë se PSG-ja ka refuzuar 30 milionë euro të ofruar nga arabët, teksa tashmë pritet se oferta e tyre do të jetë më e lartë.
Parisienët synojnë që nga shitja e Verrattit të fitojnë mbi 50 milionë euro, ndërkohë nga ana tjetër Verratti ka një marrëveshje personale me Al Ahlin për një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë 30 milionë euro neto në sezon.