
Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë karrieren te PSG-ja. Sulmuesi prej javësh tashmë e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Paris, ndërsa mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të.
Kontrata aktuale me kampionët e Ligue 1 është deri në qershor të vitit 2024.Klubi dëshiron që lojtari të rinovojë kontratën dhe më pas të shitet në mënyrë që parizienët të përfitojnë diçka nga shërbimet e tij. Por diçka e tillë me gjasa nuk ka ndërmend të ndodhë.
Por një largim i mundshëm i Mbappes drejt Real Madrid do të linte një “boshllëk” në sulm dhe në këtë mënyrë drejtuesit nuk duan të surprizohen dhe kanë nisur nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi.
Në listë janë 5 lojtarë. Goncalo Ramos i Benficas, Joao Felix i Atletico Madrid, Ousman Dembele i Barcelonës, Victor Osimhen i Napolit dhe Harry Kane i Bayern Munich. Klubi do të tentojë transferimin e një prej emrave në listë si zëvendëues të Mbappes.