Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Largim mes emocionesh, Besart IBRAIMI ka falënderime për të gjithë: Krenar që isha pjesë e Shkëndijës së Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
Largim mes emocionesh, Besart IBRAIMI ka falënderime për të

Besart Ibraimi është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi i njohur i ka dhënë fund aventurës me kuqezinjtë, ndërsa tanimë përshkruan me emocion gjithë karrierën e tij te kampionët e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në facebook, Ibraimi shkruan:

"Krenar që i shërbeva kësaj fanelle dhe i lumtur që dhash kontribut për sukseset e Shkëndijës.

Pas aq shumë sukseseve e arritjeve të mëdha që do mbeten të shkruara me germa të arta në historinë e Shkëndijës dhe për të cilat unë gjithmonë do të jem krenarë, lamtumirën e kisha menduar më ndryshe edhe pse një ndarje asnjëherë nuk mund të ketë shije të mirë!

Kam shijuar maksimalisht çdo moment te Shkëndija, kam dhënë gjithçka nga vetja përherë dhe jam i vetëdijshëm se jo gjithmonë gjërat kanë ecur ashtu si kemi dëshiruar. Përkushtimi im ka qenë i njejtë edhe atëherë kur gjërat shkonin mirë, ashtu si në rastet kur fatkeqësisht rezultatet nuk ishin të duhurat.

I lumtur pa masë që në emrin tim dhe si futbollist i Shkëndijës mbeten të shkruara disa rekorde në nivel shtetëror, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor dhe si fitues i katërfishtë i çmimit "Golashënuesi më i mirë i vitit".

Falemenderim deri te të gjithë për mbështetjen brenda këtyre viteve, mirënjohje e pafund për mbështetësit e Shkëndijës në krye me "Ballistët" që më dhuruan momente të paharruara.

Me këtë rast dua të përcjell konsideratat më të sinqerta deri te gjithë ata me të cilët bashkëpunova në Shkëndijë gjatë këtyre viteve, bashkojtarë, trajnerë, ekip mjekësorë, ekonomat, administratë, kryesi e kryetarë.

Mirënjohje e madhe dhe e përzemërt për udhëheqësin e këtij projekti madhor dhe më meritorin që Shkëndija preki këto nivele, z. Lazim Destani.

Ndoshta kemi mundur dhe është dashur më shumë, por unë në çdo moment dhash gjithçka nga vetja. Uroj tjerët që do të na pasojnë të tejkalojnë arritjet tona, ndërsa Shkëndijës i uroj shumë suksese tjera për gëzim të tifozerisë më të zjartë.

Respekt dhe gjitha të mirat në të ardhmen!

I juaji, Besart Ibraimi".

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga